Lajme Maqedoni e Veriut Top

Afrim Gashi drejton seancën e parë të Grupit Parlamentar për Platformën e Krimesë

Kryetari i Kuvendit të RMV-së, Afrim Gashi, hapi dhe drejtoi seancën e parë të Grupit Parlamentar Ndërpartiak (GPNP) për mbështetjen e Platformës së Krimesë. Seanca u nderua nga prania e ambasadores së Ukrainës, Larissa Deere, e cila falënderoi për mbështetjen e vazhdueshme të RMV-së ndaj Ukrainës në aspektin material, politik dhe diplomatik.

Gashi falënderoi deputetët për përkushtimin dhe theksoi se ky grup parlamentar bashkon Kuvendin me zërat kundër agresionit rus, duke dërguar një mesazh të qartë për respektimin e lirisë, të drejtave të njeriut dhe integritetit territorial.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *