Blog Lajme Maqedoni e Veriut

Admirim Aliti: Ja pse Fronti Evropian nuk e ka legjitimitetin për t’i përfaqësuar shqiptarët në Qeveri

Admirim Aliti nga partia Alternativa, pjesë e koalicionit VLEN, në një status në facebook ka shpjeguar
se përse Fronti Evropian nuk e ka legjitimitetin për të përfaqësuar shqiptarët në Qeveri, ndërsa këtë legjitimitet e posedon VLEN.
“Fronti ka 30 000 vota më shumë sepse përveç partive Shqiptare ka edhe 5 parti të tjera nga 4 komunitete tjera joshqiptare.
Po të shtohej këtu edhe LSDM, ashtu siç në fillim planifikuan, do të kishin 180 000 vota më shumë se VLEN. Por kjo nuk i bën përfaqësues legjitim të Shqiptarëve, sepse tek Shqiptarët kanë humbur.
Përfaqësues legjitim i votës Shqiptare është vetëm koalicioni VLEN, i përbërë nga 4 parti Shqiptare, me 107 000+ vota te pasteta”, ka shkruar Aliti.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *