Akuzë: MEPSO në kohën e BDI-së dhe LSDM-së ka keqpërdorë 1.9 milion euro
Drejtuesit e LSDM-së dhe BDI-së në MEPSO kanë lejuar që kompania “Shansi Invest” të jetë kompania që do t’i paguajnë një avans prej 20% për blerjen e pajisjes për korrigjimin e profilit të tensionit, edhe pse nga viti 2019 deri në vitin 2023 kjo kompani nuk ka pasur të ardhura, akuzojnë nga VMRO DPMNE.
“”Shansi Invest” ka regjistruar të ardhurat e para në vitin 2023, dhe ato janë, besoni apo jo, vetëm 18,000 denarë. E njëjta “Shansi Invest” në vitin 2024 fiton tenderin nga MEPSO, nën LSDM dhe BDI, me vlerë 10 milionë euro, në bashkëpunim me “Dalekovod AD Zagreb”, të cilët duket se i kanë përdorur për referenca. Dhe jo vetëm që MEPSO i ka dhënë një kontratë me vlerë 10 milionë euro Konsorciumit ndërmjet “Shansi Invest” dhe “Dalekovod AD Zagreb”, por në kontratë është rënë dakord që të paguhet një avans prej 20% për “Shansi Invest”, një kompani që për 5 vite nuk ka pasur të ardhura”, thotë Brane Petrushevski, deputet i VMRO DPMNE-së.
MEPSO, nën udhëheqjen e LSDM-së dhe BDI-së, siç thotë VMRO DPMNE, ka pranuar të transferojë 1.87 milionë euro te “Shansi Invest” si avans.
Prokuroria nuk duhet të presë dhe duhet të nisë menjëherë hetimet. Presim përgjegjësi, thotë Petrushevski.