Krenar Lloga kishte bërë “amin” rritjen e pagesës për shërbimet e noterëve, reagon ministri i ri
Ministri i ri i Drejtësisë, Igor Filkov tha se me iniciativën e tij ka kërkuar që të tërhiqet vendimi për rritjen e çmimit të noterit të cilin e kishte marrë parardhësi i tij Krenar Loga, para se të largohej nga posti. Kjo ka ndodhur në një kohë kur tashmë kishte reagime të ashpra lidhur me pagesat te noteri duke marrë parasysh se viteve të fundit ka patur rritje të vazhdueshme të këtyre shërbimeve.
“Në 2-3 javët e para, një nga temat që mësova nga ju, ishte tarifa e noterit, pra vendimi që paraardhësi im kishte firmosur me largimin e tij. Unë kam nisur procedurën për tërheqjen e vendimit për dhënien e pëlqimit për rritjen e tarifës së noterit, të cilin e ka miratuar qeveria e kaluar”, deklaroi Filkov.
Filkov theksoi se ish-ministri ka marrë një vendim që duhet të hyjë në fuqi më 1 shtator, i cili lejon që çmimi i shërbimeve noteriale të rritet deri në 10 herë.
“Unë personalisht mendoj se populli nuk duhet të paguajë 10 herë më shumë. Unë nuk e shoh qëllimin. Do të flasim edhe me noterët, duam të dëgjojmë mendimin e tyre. Siç jam i informuar, ky vendim për rritjen enorme është marrë në muajin shkurt, por pritej të kalonin zgjedhjet. Në të njëjtën kohë, askush nuk e informoi opinionin për këtë, gjegjësisht procesi ishte i fshehur”, tha ministri Filkov.