Lajme Maqedoni e Veriut Top

VLEN: Ali Ahmeti nuk ka të drejtë të flasë për një president shqiptar, sabotoi Arben Taravarin

Koalicioni i partive shqiptare në opozitë VLEN i thotë BDI-së se nuk ka të drejtë të flasë për idenë e një presidenti shqiptar, pasi në vend se ta mbështesë Arben Taravarin, doli me kundërkandidat.

“BDI-ja nuk ka të drejtë të flasë për Presidentin e Parë Shqiptar, sepse në vend që të mbështesë Arben Taravarin, vendosi që ta sabotojë mundësinë që kjo të ndodhë tani menjëherë, në vitin 2024”, deklaroi Orhan Murtezani nga koalicioni VLEN.
VLEN thotë se ata do të jenë fituesit absolut të zgjedhjeve në kampin shqiptar dhe se BDI nuk mund të bëjë asgjë për ta ndalur këtë.

“Askush nuk mund ta ndalë rrugën e ndryshimeve që i dëshiron populli shqiptar dhe ato do të ndodhin. VLEN-i do të formojë Qeverinë e ardhshme, fitorja është e sigurt. Thirrja për qytetarët është që të votojnë në mënyrë masovike dhe të zgjedhin 20 deputetë të VLEN-it për të bërë atë që BDI-ja nuk e bëri për 20 vjet”, deklaroi Murtezani.

Koalicioni vlerëson se do të jetë faktori kryesor në përmbushjen e anëtarësimit të plotfuqishëm në BE dhe garantuesi për rrugën strategjike të vendit. Ndërsa për të gjitha skandalet korruptive të një pjese të kryesisë së BDI-së, paralajmërojnë përgjegjësi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *