Gashi: Jam deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN, mbetem besnik ndaj votuesit

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi përmes një statusi në profilin e tij në Facebook, ka sqaruar se ai si deputet mbetet besnik ndaj votuesit. Ai ka ritheksuar se është dhe mbetet deputet i Alternagtivës dhe koalicionit VLEN.
Postimi i plotë i kryeparlamentarit Gashi:
Si deputet i Kuvendit Republikan, mbetem besnik ndaj votuesit që më ka mandatuar në zgjedhjet e 8 majit 2024. Pra, Afrim Gashi është deputet i Alternativës në kuadër të koalicionit VLEN.
Natyrisht, nga detyra e Kryetarit të Kuvendit përpiqem të jem i barabartë për të gjithë deputetët dhe grupet parlamentare, sepse kështu më ngarkon përgjegjësia kushtetuese dhe funksioni që e ushtroj.
Me këtë rast më duhet të sqaroj se, përkundër synimit për senzacion nga media të caktuara, konsistenca politike dhe morali politik vazhdojnë të jenë udhërrëfyes të angazhimit tim publik.
Ju faleminderit për mbështetjen dhe mirëkuptimin!