Lajme Maqedoni e Veriut

36 ish-deputetë do të marrin rreth 2000 euro të qytetarëve në muaj

Gjithsej 36 deputetë nga përbërja e mëparshme parlamentare kërkuan dhe morën apanazh pasi sot Komisioni parlamentar për Zgjedhje dhe Emërime me vetëm një votë kundër miratoi vendimin për marrjen e apanazhit edhe për shtatë deputetë të tjerë, si nga pushteti ashtu edhe nga opozita. Të gjithë këta, në gjashtëmujorin e ardhshëm, deri në një vit, do të marrin rreth dy mijë euro në muaj, sa është paga e një deputeti.

Të gjithë qeveritarët që nuk u bënë deputetë kërkuan dhe morën apanazh.

Para nga buxheti i shtetit kërkuan edhe tre punonjës në zyrën e ish-presidentit Stevo Pendarovski, por Komisioni parlamentar për zgjedhje dhe emërime i refuzoi kërkesat e tyre me arsyetimin se janë zyrtarë të cilët nuk janë zgjedhur nga Kuvendi.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *