Lajme Maqedoni e Veriut

Zv/ministrja e Sportit, Safije Sadiki Shaini: Kemi ndarë mbi 1 milionë e gjysmë euro për klubet shqiptare

Zv/ministrja në ministrinë e Sportit, Safije Sadiki Shaini, ka deklaruar se me ardhjen e qeverisë së VLEN-it, ka filluar një epokë e re për sportin në vendin tonë.
Ajo ka deklaruar se nga fondi prej 8.588.262 eurosh, mbi 1 milion e gjysmë euro janë ndarë ekskluzivisht për klubet sportive shqiptare.
“Gjërat tani kanë ndryshuar dhe sportistëve shqiptarë po u hapim mundësi të reja. Ndryshimi në pushtet ka pasur ndikim pozitiv në çdo sektor, përfshirë sportin. Në sport nuk ka vend për ndarje apo diskriminim. Kjo është një tragjedi e së kaluarës që tashmë ka mbaruar!
Sot, me VLEN-in në pushtet, sporti dhe klubet shqiptare po marrin mbështetje të merituar që u ka munguar gjatë viteve të fundit.
Ndërkaq, kemi ndarë 500 bursa për talentet e rinj sportiv. Ne do të vazhdojmë këtë praktikë edhe në të ardhmen dhe do të përpiqemi të rrisim ndihmat dhe që këta talent të rinj të marrin më shumë mbështetje nga shteti. Ky është një hap tjetër me të cilin tregojmë se kujdesemi për të rinjtë dhe të ardhmen, e cila për ne ka një rëndësi të madhe në promovimin e një shoqërie të shëndetshme dhe ndërtimin e vlerave reale.
Të nderuar,
Ju njoftoj që si qeveri kemi kaluar Programin për objektet sportive për vitin 2024.
Disa objekte sportive tashmë janë duke u rikonstrukuar, ndërsa pjesët tjera që pritet të rikonstruohen janë:
-Ndërtimi i një fushe futbolli në fshatin Oktis në Komunën e Strugës;
– Rikonstruimi i fushës së futbollit në fshatin Cegranë, Komuna e Gostivarit;
– Sanimi i fushës së futbollit në Tetovë;
– Sanimi i këndeve të lojërave nëpër lagje;
– Vendosja e rampave në objektet sportive për persona me nevoja të veçanta;
– Ndërtimi i 14 pishinave të mbyllura nëpër shkolla, etj.
Ne, kujdesemi për qytetarët, sepse Ndryshimi VLEN. Ndryshimi nuk është vetëm një premtim, por realitet i bazuar në vepra konkrete. Me VLEN-in, sporti në përgjithësi në Maqedoninë e Veriut po përjeton një ringjallje të vërtetë”, ka deklaruar zv/ministrja Safije Sadiki Shaini.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *