Zeqirija Ibrahimi: Ne nuk e nxjerrim askënd nga puna pse atë e ka futur në punë BDI-ja !
Lider i Alternativës, Dr.Zeqirija Ibrahimi, gjatë takimit me strukturat dhe aktivistët e Alternativës në Kumanovë theksoi se është tepër me rëndësi që ta ruajmë njerëzoren në raport me hallet dhe dertet e njerëzve.
“ Kemi plot raste, kemi patur një rast në Shkup atje me Bashkimin që vjen dikush, i cili ka hall, të cilin e kanë futur në punë këta të BDI-së, ishte invalid. Dhe ai thotë, a të vi tash të bëhem anëtarë i juaj që të mbetem në punë? Ishte njeri i verbër edhe gjendje të rënd. I them: Nuk ka nevojë të bëhesh hiç Alternativë, rri atje ku je, nuk e humb vendin e punës”, theksoi midis tjerash Ibrahimi.