Zeqirija Ibrahimi dhe deputetët e Alternativës takojnë Ambasadorin e Turqisë, Fatih Ulusoj
Kryetari i partisë Alternativa, Zeqirija Ibrahimi, së bashku me deputetët Imërlije Saliu Fetai dhe Bekim Sali, zhvilluan sot një takim me Ambasadorin e Turqisë në Maqedoninë e Veriut, Shkëlqesinë e Tij, Z. Fatih Ulusoj, në selinë e partisë.
Gjatë takimit, u diskutua forcimi i marrëdhënieve dypalëshe dhe mundësitë për bashkëpunim në fusha të ndryshme. Palët theksuan rëndësinë e stabilitetit dhe zhvillimit rajonal si bazë për një të ardhme më të mirë. Ambasadori Ulusoj rikonfirmoi mbështetjen e Turqisë për përpjekjet dhe iniciativat e tilla bashkëpunuese.