Zeqirija Ibrahimi: BDI po përgatitet për opozitë, disa edhe për Idrizovë
Sekretari i përgjithshëm i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi, tha se Fronti Evropian, po përgatiten për opozitën, ndërsa disa edhe për Idrizovës.
“Ajo që është e rëndësishme të thuhet se as ata, e askush në shtet nuk tregon se cila pjesë e Marrëveshjes së Ohrit është shkel, cili nen i Kushtetutës është shkel, cili legjitimitet i shqiptarëve është shkel. Bëhet fjalë për ‘lot për pushtet’ sepse ata pas 22 vite pushtet, nuk mund ta paramendojnë të jenë në opozitë”, ka deklaruar Zeqirija Ibrahimi nga koalicioni VLEN.