Lajme Maqedoni e Veriut

VMRO: Është detyrim ligjor mbrojtja 24 orë e kryetarit Gashi

Afrim Gashi ka pozitë e cila ia imponon që të ketë protokoll të obligueshëm dhe përcjellje tërë kohën, ndërsa mospasja e sigurimit paraqet shkelje për sanksion. Kështu thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së, të cilët pyesin LSDM-në, nëse është dashur të shkelen ligjet në rastin e Afrim Gashit.

“Ky shtet ka institucione. LSD këtë shumë rëndë po e pranon për shkak se në kohën e tyre ministrat kanë luajtur futboll në kabinet, policët u goditnin me merimanga, në prezencë të Ahmetit është gjuajtur me kallash, ndërsa Oliver Spasovski shpërndante pasaporta për persona mafiozë. Koha e veprimeve arbitrare ka përfunduar me ndryshimin e pushtetit”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *