VLEN: Një hap i vogël në kufi, një ndryshim i madh për shqiptarët!

Sot shënojmë një moment historik për lëvizjen e lirë dhe bashkëpunimin rajonal mes shqiptarëve! Vendosja e modelit “One Stop Shop” në pikat kufitare Jazhincë–Glloboçicë dhe Bllacë–Hani i Elezit është një arritje e jashtëzakonshme, që reflekton vizionin tonë për kufij funksionalë dhe ekonomi të hapur mes shqiptarëve në rajon.
Kjo arritje nuk do të ishte e mundur pa përkushtimin e palëkundur të Qeverisë së Maqedonisë së Veriut, ku një rol kyç luan koalicioni VLEN, si dhe bashkëpunimin e ngushtë me Qeverinë e Republikës së Kosovës.
Një falënderim i veçantë shkon për Kryeministrin e Kosovës, z. Albin Kurti, për vizionin dhe vendosmërinë që tregoi në këtë proces jetik për qytetarët tanë.



Ky nuk është vetëm një përmirësim administrativ – është një akt vullneti politik, një shenjë respekti për qytetarët dhe një model se si ndërtohet bashkëpunimi i vërtetë shqiptar-shqiptar por edhe gjithë qytetarëve të të dyja vendeve.
Ky është ndryshimi që sjellim – me punë, jo me fjalë!