Blog Lajme Maqedoni e Veriut

VLEN: Edhe një pishinë moderne për Çairin, investim prej një milion eurove

VLEN po vazhdon me punë të mira dhe projekte konkrete që ndryshojnë jetën e qytetarëve, ndërsa Çairit po i shtohet edhe një investim i rëndësishëm në sport dhe rini.

Me investimin prej rreth një milion euro po ndërtohet edhe një pishinë moderne, e dyta me radhë në territorin e komunës së Çairit, e cila do t’i shërbejë brezit të ri dhe gjithë komunës. Bëhet fjalë për kushte bashkëkohore për çdo nxënës që dëshiron të mësojë notin, të garojë dhe të zhvillohet.

Ky është VLEN. Ky është vizioni i Izet Mexhitit, i cili me projekte të mëdha po e transformon Çairin.

Pishina me 25 metra gjatësi, 8.80 metra gjerësi dhe me thellësi të përshtatshme për mësim dhe stërvitje do të krijojë mundësi të reja për zhvillimin e sportit dhe të talenteve të rinj. Aty do të trajnohen trajnerë dhe shpëtues të rinj, ndërsa do të organizohen edhe gara dhe aktivitete sportive që e ngrenë sportin në një nivel tjetër.

Ky objekt vendos një standard të ri, sepse shënon ndërtimin e një infrastrukture që prodhon disiplinë, shëndet dhe sukses.

Me VLEN, Çairi po ecën përpara me punë, zhvillim dhe projekte që lënë gjurmë për të rinjtë dhe për gjithë shoqërinë.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *