Lajme Maqedoni e Veriut Top

(VIDEO) Ali Ahmeti: Në zgjedhje bashkë me ASH-në, partinë e Zejdit dhe të Arjanitit

Lideri i BDI-së, Ali Ahmeti është shprehur se ata janë në bisedime me Aleancën për Shqiptarët, partinë Populli të Zejd Rexhepit dhe Partinë Demokratike Evropiane të Arjanit Hoxhës për të dalë së bashku në zgjedhjet parlamentare.
Lidhur me ASH-në, tani më një kohë dihet se kjo parti është e padefinuar në atë se si do të sillen në të ardhmen, duke e ditur se struktura shumë të fuqishme brenda partisë dëshirojnë të shkojnë së bashku me BDI-në në zgjedhje, ndërsa kjo është në kundërshtim me vet elektoratin e Aleancës i cili është opozitar dhe ka votuar kundër BDI-së.
Nga ana tjetër dy partitë e porsaformuara të cilët dolën nga Besa dhe Alternativa, gjegjësisht ajo e Ajranit Hoxhës dhe Zejd Rexhpit, me deklaratën e Ahmetit, po dëshmohet se synimi i vetëm ka qenë të ndalohet rritja e opozitës së bashkuar shqiptare dhe se ata që në fillim kanë qenë derivat i BDI-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *