Lajme Maqedoni e Veriut

Verifikohet mandati i Imërlie Saliu-Fetait – deputetes së parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut – dhe i Adnan Azizit

Kuvendi sot i verifikoi mandatet e deputetëve Adnan Azizi dhe Imërlie Saliu-Fetai nga Koalicioni VLEN dhe e pranoi raportin e Komisionit verifikues i cili paraprakisht në mbledhje miratoi raport se nuk ka bazë për kontestim të verifikimit të mandateve të tyre. Me këtë, Imërlie Saliu-Fetai bëhet deputetja e parë me mbulesë në Maqedoninë e Veriut.

Azizi është deputet në vendin e kryetarit të Komunës së Tetovës, Bilall Kasami, mandati i të cilit me kërkesë të tij nuk ishte verifikuar në mbledhjen konstituive, ndërsa Saliu-Fetai mori mandat të deputetes pas rivotimit në disa vendvotime më 22 maj në Njësinë e gjashtë zgjedhore.

Deputetët e miratuan edhe vendimin për zgjedhje të kryetarëve, zëvendëskryetarëve, anëtarëve dhe zëvendësve të Komisionit për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive dhe në Komisionin ligjvënës-juridik.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *