Venko Filipçe është lideri i ri i LSDM-së
Venko Filipçe, ish-ministër i Shëndetësisë në Qeverinë e Zoran Zaev, është lideri i ri i LSDM-së.
Anëtarësimi i dha mbështetje Filipçes në zgjedhjet e jashtëzakonshme brendapartiake në të cilat ai u përball me Jovan Despotovskin, drejtor i TIRZ dhe Aleksandar Bajdevskin, ish-zëvendësministër në Ministrinë e Informatikës.
Zgjedhjet e sotme, në të cilat fitoi Filipçe, pasuan disfatën katastrofike të LSDM-së në zgjedhjet parlamentare të 8 majit, në të cilat partia fitoi vetëm 18 deputetë dhe pas shtatë vitesh në pushtet doli në opozitë.
Filipçe është një neurokirurg i cili u fut në politikë në vitin 2017, kur iu besua Ministria e Shëndetësisë. Ai po përballet me një sfidë serioze se si ta kthejë LSDM-në në binarët partiakë dhe ta bëjë atë një opozitë të fortë, ndërsa në fushatë ai iu referua bashkimit si parakusht për rimëkëmbjen e suksesshme të LSDM-së dhe parandalimin e përçarjeve të mëtejshme.