Valdrin Mehmeti emërohet Udheheqës i Fondit Pensional Invalidor – Dibër
Nga: Alternativa – Dibër*
Të dashur qytetarë,
Me kënaqësi ju njoftojmë se nga sot, Z. Valdrin Mehmeti është emëruar zyrtarisht si Udheheqës i Fondit Pensional Invalidor – Dibër. Z. Mehmeti vjen si pjesë e kuadrit të koalicionit Vlen, më konkretisht nga partia Alternativa, duke sjellë me vete një pasuri të njohurive dhe përvojës në fushën e administratës publike dhe të drejtës civile.
Z. Valdrin Mehmeti ka përfunduar studimet në Fakultetin e Europës Juglindore, në drejtimin e Administratës Publike, dhe ka përfunduar gjithashtu ciklin e dytë të studimeve në fushën e së Drejtës Civile. Me një karrierë të ndërtuar me kujdes dhe një qasje të përqendruar ndaj nevojave të qytetarëve, ai është i përgatitur të udhëheqë Fondin Pensional Invalidor – Dibër me profesionalizëm dhe përgjegjësi.
Në rolin e tij të ri, Z. Mehmeti është i përkushtuar t’u përgjigjet të gjitha nevojave të qytetarëve tanë, duke siguruar që çdo individ të trajtohet me dinjitet dhe respekt.
Me respekt,
**Alternativa – Dibër**