Lajme Maqedoni e Veriut

Të premten edhe në Maqedoninë e Veriut do të bojkotohen marketet

Pas shembullit të Kroacisë, Bosnjë Hercegovinës dhe Malit të Zi edhe në Maqedoninë e Veriut është paralajmëruar bojkot i marketeve.
Në rrjetet sociale qytetarët kanë bërë thirrje që bojkoti të mbahet ditën e premte.
“Ne bëjmë thirrje për bojkot masiv të premten. Shmangni blerjet në supermarkete të mëdha, shmangni marketet më të vogla. Ne duam të dërgojmë një mesazh që qytetarët nuk do të tolerojnë këto rritje joreale të çmimeve”, thuhet në mediat sociale.
Një foto po shpërndahet në rrjetet sociale ku bën thirrje për bojkot të marketeve më 31 janar 2025 (e premte) me moton “Zbritje, zbritje kur çmimet janë të njëjta”.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *