Lajme Maqedoni e Veriut

Të mërkurën sërish zgjedhje, BDI pritet “të firojë” me minus 2 deputetë

Të mërkurën (22 maj 2024) do të votohet sërish. Kështu vendosi Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve, pasi mbrëmë Gjykata Administrative konfirmoi parregullsitë e paraqitura nga KSHZ-ja. Votimi do të mbahet në shtatë vendvotime në njësinë zgjedhore 5 dhe 6.

Këto vendvotime do të ndikojnë në rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve të 8 majit dhe “Fronti Europian” i udhëhequr nga BDI-ja, e që aktualisht numëron 19 deputetë, pritet t’i humbë dy deputetë dh etë mbetet me 17 mandate.

Mbrëmë Gjykata Administrative hodhi poshtë të gjitha paditë e Frontit Evropian mbi vendimet e Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve për rivotim në 7 qendra votimi në kuadër të njësitë së pestë dhe njësisë së gjashtë zgjedhore. Të gjitha paditë janë vlerësuar si të pabaza dhe për këtë arsye, Administrativja vendosi që në fuqi duhet të mbetet vendimi i KSHZ-së.

Referuar Kodit Zgjedhor rivotimi në këto qendra duhet bërë 14 ditë pas ditës së votimit që rezulton 22 maji. KSHZ-ja deri të mërkurën duhet të përgatisë materialin e besuar zgjedhor, të siguron vendvotimet dhe të organizon monitorimin e tyre. Pavarësisht se rivotohet vetëm në 7 vendvotime, dispozitat për heshtje zgjedhore më 21 maj vlejnë për të gjithë territorin e vendit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *