Taravari shpalos disa nga emrat e ministrave të VLEN-it në Qeverinë e re
Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari për Kanal 5 ka zbuluar emrat e ministrave dhe zv/ministrave në Qeverinë e ardhshme.
Ashtu ishte përfolur kohë më parë, Taravari do të largohet nga pozita e kryetarit të Gostivarit dhe do të vendoset në ministrinë e Shëndetësisë.
“Ministër i ekologjisë do të jetë Izet Mexhiti, ministër për qeverisje të mirë dhe transparencë do të jetë Arben Fetai i cili është lindur dhe jeton në Bruksel do të kthehet në vend që të udhëqë me ministrinë, Fatmir Limani do të jetë ministër i politikës sociale, ministër i ekonomisë pritet sot të vendoset se cili do të jetë”, ka thënë Taravari për Kanal5.