Lajme Maqedoni e Veriut

Taravari: Gruevskin, Mijallkovin dhe Veljanovskin i liruan këta patriotat me çiftelia

Kryetari i ASH-së, Arben Taravari në Daily Click tha se, me ndryshimin e Kodit Penal, që thotë se u ndryshua nga Krenar Lloga nën diktatin e Ali Ahmetit, u liruan Sasho Mijallkov dhe Nikola Gruevski. Siç i quan Taravari, patriotët me çifteli e nxorën në Hungari Nikolla Gruevskin që këtë të fundit, Taravari e quan njeriun më të ashpër dhe të keq për shqiptarët. Ndërkaq, Sasho Mijallkovin e cilëson si kasap të shqiptarëve dhe shton se Artan Grubi ndihmoi në lirimin e tij.

“Kodin Penal e ndryshoi Krenar Lloga nën diktat të Ali Ahmetit dhe me qëllim e liruan Sasho Mijallkovin dhe Nikolla Gruevskin. Sot Artan Grubi është në arratisje për lirimin e Mijallkovit. Mos mendoni se njerëzit hanë barë dhe nuk e dinë. 27 prilli kishte gangsterë, vagabonda që bënin veprime jo të hijshme, barbare pro ata të cilët e dirigjuan këtë aksion ishin Mijallkovi dhe Gruevski. Fal shqiptarëve, Gruevski është në Hungari, është sekret publik se si ka shkuar ai në Hungari. Nuk e kanë nxjerrë maqedonasit, e kanë nxjerrë këta patriotët që flasin për flamur dhe himnin. Njeriun që ka qenë më i ashpër dhe më i keq ndaj shqiptarëve. Këto patriotët që rrijnë me çiftelia, këto e nxorën Nikola Gruevskin. Nuk e them unë, Departamenti Amerikan i Shteteve shkruan se Artan Grubi dhe Enver Bexheti kanë ndihmuar se Sasho Mijallkovi të lirohet, ky është kasap i shqiptarëve”, tha Arben Taravari.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *