Taravari: Besoj se BDI do të jetë opozitë e mirë
Arben Taravari nga koalicioni VLEN thotë se beson që BDI-ja do të jetë një opozitë konstruktive dhe do të bëjë një tranzicion paqësor të pushtetit. Në një intervistë për Kanal 5, Taravari tha se nuk pret probleme në këtë drejtim.
I pyetur nëse do të jetë ministër i Shëndetësisë, Taravari tha se do të vendosë në ditët në vijim nëse do ta pranojë postin e ministrit të shëndetësisë.