Lajme Maqedoni e Veriut

Taravari: Arben Fetai ka CV të begatë, erdhi për të ndihmuar në Maqedoni

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, e cilësoi Arben Fetain si më të duhurin për postin e zëvendëskryeministrit për Qeverisje të Mirë dhe Transparencë, duke marrë parasysh ekspertizën e Fetait dhe veprën e tij që la një jetesë më të mirë në Belgjikë vetëm për të kontribuar në vend në luftën ndaj korrupsionit.

“Në qoftë se e merrni CV-në e Arben Fetait, e shihni se rrallë ka njerëz në Maqedoni, por jo vetëm në Maqedoni por në gjithë pjesët tona. Një njeri i cili e la një rrogë shumë të madhe në Bruksel, dhe erdhi për të ndihmuar që të jepet maksimumi që të zbardhen çështjet e korrupsionit. LEVICA le të merret sa më shumë me ne, kur të kritikon LEVICA atëherë jemi në rrugë të drejtë” – theksoi Taravari në emisionin Daily Click në TV21.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *