Botë Lajme Top

Spitali Al-Shifa në Gaza: Asnjë plumb nuk u shkrep ndaj ushtarëve izraelite gjatë pushtimit të spitalit

Udhëheqësia e spitalit Al-Shifa në Gaza njoftoi se asnjë plumb i vetëm nuk u shkrep ndaj ushtrisë izraelite gjatë bastisjes së tyre në spital, ku pretendonin se ishte e pranishme rezistenca e armatosur palestineze, transmeton Anadolu.

Drejtori i Përgjithshëm i Spitaleve të Gazës, Mohammed Zakkut dha një deklaratë për televizionin Al Jazeera lidhur me bastisjen e ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza, ku ndodhen mijëra civilë të plagosur dhe të zhvendosur.

“Gjatë bastisjes së ushtrisë izraelite në spitalin Al-Shifa, asnjë plumb nuk u shkrep brenda spitalit”, tha Zakkut. Ai theksoi se ushtarët izraelitë hapën zjarr ndaj atyre që dilnin nga korridori i spitalit, për të cilin ushtria pretendoi se ishte dalje “e sigurt”.

“Ushtria pushtuese besonte se hyrja e ushtarëve të saj në spitalin Al-Shifa do të ishte fitore për ta, por ushtria izraelite nuk gjeti asnjë provë për ekzistencën e rezistencës”, potencoi ai.

Zyrtari palestinez deklaroi se forcat izraelite bastisën ndërtesat e kirurgjisë dhe të urgjencës në spitalin Al-Shifa, hynë në dhomën e urgjencës dhe aktualisht po kontrollojnë bodrumin e spitalit. Zakkut tha se e kanë informuar delegacionin e Kryqit të Kuq se “ushtria okupatore ka bastisur spitalin Al-Shifa”, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje prej tyre.

Për ditë të tëra, Izraeli ka intensifikuar sulmet ndaj spitalin Al-Shifa, objekti më i madh shëndetësor në Gaza, ku ndodhen mijëra civilë të plagosur dhe të zhvendosur.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *