Snopçe: Pa UÇK-në s’ka ligj për “branitellat”! LSDM po i hedh benzin zjarrit
Shefi i grupi parlamentar të koalicionit VLEN, Halil Snopçe i ka dal në përkrahje deputetes së “Frontit Evropian”, Ilire Dauti, në mbledhjen e sotme të Komisionin parlamentar për politikë sociale, demografi dhe rini, ku deputetët maqedonas tentuan ta fusin në rend dite, Ligji për “branitellat”.
Snopçe ka kërkuar pauzë dhe shtyrjen e kësaj mbledhje për të pamundësuar që Ligji për “branitellat” të futet në rend dite.
Ai e quajti provokim të LSDM-së propozimin e këtj ligji dhe tha se i njëjti nuk mund të kalojë pa u përfshirë edhe ish ushtarët e UÇK-së.