Lajme Maqedoni e Veriut

Skema e përfitimeve nga Lotaria e Maqedonisë prek deri tek Ali Ahmeti dhe Talat Xhaferi (FOTO)

Emisioni KOD shkruan se në skemën e marrjes me qira të objekteve nga Lotaria e Maqedoni, nga persona të afërt me BDI-në, skema të dërgon edhe tek kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi. Kjo për arsye se, sic është bërë publike në më tepër mediume, motra e drejtorit të Lotarisë së Maqedonisë është kryesorja në kabinetin e kryetarit të Kuvendit (Vjollca Bajrami).
Përparim Bajrami, drejtor i tanishëm i Lotarisë, tre vite ka punuar si drejtor i Lotarisë. Zv/kryeministri Artan Grubi e mohon se Bajrami ka punuar tek ai në kabinet, por drejtori, pa theksuar pozitën konkrete, në biografinë e tij ka paraqitur se ka qenë këshilltar politik në Ministrin për sistem politik dhe marrëdhënie mes bashkësive ku Grubi është ministër.
Me skemën nëpërmjet dhëndrit preket edhe lideri i BDI-së, Ali Ahmeti. Kjo ngaqë Kushtrim Smajlal, dhëndri i Ahmetit, ka firmë me seli në ndërtesën e Pucko Petrol dhe është fqinj i parë i Asmir Jahoskit, djali i deputetit Ismail Jahoski. Pikërisht kompania e tij “Hej”, do të përfitojë 2.6 milionë euro qira nga Lotaria Shtetërore.
Skemën partiake rreth Lotarisë Shtetërore e plotëson kompania donator i BDI-së, Eurovia e cila do t’i jep lokal me qira Lotarisë së Maqedonisë për fitim prej 3,500 euro në muaj.

 

 

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *