Lajme Maqedoni e Veriut

Skandal, Fokus zbulon se si BDI ka tentuar ta kthejë Nikolla Gruevskin në Maqedoni

Javorja “Fokus” ka publikuar detaje shokuese rreth operacionit për rikthimin e ish kryeministrit Nikolla Gruevski në Maqedoni.
Rolin kryesor në tërë këtë plan e kanë patur eksponentë e lartë të BDI-së, me në krye kryetarin e partisë Ali Ahmeti, ish zv/kryeministrin Artan Grubi dhe ministrin e Punëve të Jashtme Bujar Osmani.
Sipas “Fokus” për kthimin e Gruevskit ka patur një takim në Vodno. Në këtë takim që është mbajtur në muajin mars, kanë marrë pjesë Stevo Pendarovski, Dimitar Kovaçevski, Ali Ahmeti, Bojan Mariçiq, Artan Grubi, Bujar Osmani, Angela Ageler dhe Dejvid Gir.
“Ahmeti ka theksuar se Gruevski mund të kthehet në dy mënyra, nëpërmjet faljes nga presidenti dhe nëpërmjet gjykatave. Gjithsesi, kjo ka qenë pjesa më pozitive e takimit, të cilin ka arritur ta incizojë një i punësuar në administratë. Derisa ka zgjatë takimi, nga kabina e përkthyesit ka arritur ta incizojë bisedën me telefon dhe në fund incizimin e njejtë t’ia dorëzoj Blerim Bexhetit, i cili atë kohë ishte pjesë e ‘grupit të zjarrit’ në BDI. Në këtë mënyrë ai incizim përfundon në duart e Hristijan Mickoskit, ngase në atë kohë ‘grupi i zjarrit’ është në konflikt me Grubin, Osmanin dhe Ahmetin”, shkruan Fokus.
Pasi Pendarovski ka refuzuar ta amnistojë, ndërsa Kovaçevski në takim me Blinkenin ka deklaruar se pa ndihmën e tyre nuk mund të realizohen ndryshimet kushtetuese, nga ambasada e SHBA-së dalin me non-paper, i cili mes tjerave parashikon aktivizimin e pjesëve për ish udhëheqësinë e VMRO-së.
“Edhe pse nuk është përmendur konkretisht, aludohet në Gruevskin dhe për këtë arsye janë sjellë ndryshimet në Kodin Penal, me qëllim që të aktivizohet që nga Budapesti. Por ai ka kërkuar situatë të pastër që të mund të kthehet në shtet, pas cka BDI filloi ta shtyjë procesin e amnistimit e filluar nga ish presidenti Ivanov nëpërmjet Gjykatës Supreme. Megjithatë BDI e ka llogaritur gabim se mund të përfitojnë numër të mjaftueshëm të gjykatësve dhe e tërë puna ka filluar të dalë nga kontrolli dhe në fund operacioni ka përfunduar. Rol në tërë këtë situatë ka patur edhe Zoran Zaev dhe Viktor Orban”, shkruan Fokus.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *