Lajme Maqedoni e Veriut Top

Si e ka blerë Artan Grubi Zijadin Selën dhe Krenar Llogën!?

Opinioni këtyre ditëve është dëshmitarë i zhvillimeve në Aleancën për Shqiptarët. Ajo që përflitej jashta kanaleve zyrtare, për një ndarje të mundshme të partisë edhe ndodhi. Vendimi i kryetarit Arben Taravari që në zgjedhje të shkojë së bashku me opozitën shqiptare, kë bërë që një grup brenda ASH-së, i udhëhequr nga dyshja Sela-Lloga, të revoltohen me këtë vendim të Taravarit. Megjithatë opinioni publik, sidomos ai opozitar nuk po arrin të kuptoj se përse me shumë insistim dyshja Sela-Lloga dëshirojnë të shkojnë në zgjedhje bashkë me BDI-në.
Nisur nga kjo, natyrshëm lind pyetja se cilat janë favoret, apo çfarë borxhi i ka Sela, Ali Ahmetit, që edhe kësaj radhe, si në vitin 2017, po tenton që ta shpëtoj Aliu nga humbja në zgjedhjet.
Cila është marrëveshja e fshehtë politike që kanë këta të dytë, dhe si është shpëtuar Ziadin Sela nga Ali Ahmeti në Elbasan të Shqipërisë?
Opinioni madje shumë mirë kujton edhe vrasjet misterioze, shtatë në numër, që janë bërë në kohë kur Sela ka qenë në krye të komunës së Strugës.
Mos të harrojmë se Sela ka patur takime të shpeshta në shtëpinë e Ali Ahmeti, që nga viti 2016.
Së fundmi, flitet se Sela dhe Lloga janë përfshirë edhe në ndërtimin e Korridorit 8, ku dihet se kryesori në këtë projekt është Artan Grubi.
Duke i analizuar të gjitha këto fakte dhe argumente mund të japim edhe përgjigjen e pyetjes se përse Sela me cdo kusht dëshiron të reshtohet në prehrin e Ali Ahmetit dhe të BDI-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *