Lajme Maqedoni e Veriut

Shkupi në vendin 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar

Kryeqyteti i Maqedonisë së Veriut, Shkupi, u rendit në vendin e 198-të në listën e qyteteve më të shtrenjta për të jetuar në botë, sipas renditjes më të fundit të kompanisë amerikane “Mercer”.

Hong Kongu ruajti titullin e vendit më të shtrenjtë për të jetuar dhe qëndruar në botë, në sondazhin e Mercer-it për vitin 2024. Top lista u publikua të hënën dhe qyteti kinez, ashtu si në 2022 dhe 2023, zuri vendin e parë këtë herë, ndërsa Singapori është në vendin e dytë.

Top 10 qytetet më të shtrenjta për të jetuar janë katër qytete të Zvicrës, edhe atë Zyrihu, Gjeneva, Bazeli dhe Berni, të cilat janë në vendin e tretë, të katërt, të pestë dhe të gjashtë.
Raporti shqyrtoi 226 qytete bazuar në kostot krahasuese të mbi 200 artikujve në secilin vend, duke marrë parasysh çmimet për transportin, ushqimin, veshjet, sendet shtëpiake dhe argëtimin.

Kështu, Nju Jorku është qyteti më i shtrenjtë në Shtetet e Bashkuara dhe zuri vendin nr. 7 në listë. Kryeqyteti i Britanisë së Madhe, Londra u rendit në vendin e 17-të vitin e kaluar dhe tani është në numrin vendin 8. Nassau, në Bahamas, është në vendin e nëntë, dhe Los Anxhelosi përfundon 10 qytetet më të shtrenjta në botë.
Sipas raportimeve, çmimet e larta të banesave dhe rritja e kostove të transportit, mallrave dhe shërbimeve janë ndër arsyet pse kostoja e jetesës në këto qytete është veçanërisht e lartë.Zhurnal

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *