“Shkojmë drejt më të mirës me kryetarin Muhsin Arifi”, koha kur Taravari thurrte elozhe për drejtorin e arrestuar

Drejtori i arrestuar për korrupsion Muhsin Arifi, nuk është një anëtar i thjeshtë i ASH-së së Arben Taravarit.
Kohë më parë Arifi, ishte emëruar edhe kryetar dege i Sarajit, pikërisht nga Arben Taravarin.
“Saraji ka krenarisht vendin e tij në familjen e madhe të Aleancës për Shqiptarët. Shkojmë Drejt Më Të Mirës me kryetarin Muhsin Arifi e me Sarajin e Burrërisë!”, kishte deklaruar Taravari.
Kujtojmë se sot, Arifi është arrestuar për shkak dyshimeve se së bashku me një ndërmjetësues ka kërkuar dhe ka pranuar një shumë prej 20,000 eurosh për të mundësuar vendosjen e një personi të sëmurë dhe të palëvizshëm në një institucion geriatrik.
Për rastin ka reaguar edhe Taravari i cili ka kërkuar që organet e rendit ta zbardhin rastin.