Botë Lajme Top

SHBA-ja mirëpret takimin Erdoğan-Mitsotakis

Departamenti i Shtetit të SHBA-së tha se ka mirëpritur takimin e zhvilluar mes presidentit të Türkiye-s, Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit të Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, raporton Anadolu.

Në deklaratën për AA, një zëdhënës i Departamentit të Shtetit tha se “SHBA-ja ka mirëpritur me shumë kënaqësi takimin mes presidentit turk, Erdoğan dhe kryeministrit grek, Mitsotakis”.

“SHBA-ja mbështet bisedimet dypalëshe në çdo nivel që Greqia dhe Türkiye po punojnë së bashku në çështjen e rritjes së paqes, sigurisë dhe prosperitetit në rajon”, thuhet në deklaratë.

Presidenti Erdoğan dje vizitoi Athinën dhe me Mitsotakisin nënshkroi marrëveshje në kuadër të Këshillit të Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë.

Liderët e dy vendeve në konferencën e përbashkët për media dhanë mesazhin për avancimin e dialogut dhe bashkëpunimit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *