Lajme Maqedoni e Veriut

Sali: Vdekja e Isuf Kadriut është humbje për gjithë gazetarinë shqipe në vendin tonë

Kryetari i Alternativës, Bekim Sali, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e gazetarit Isuf Kadriu. Sali shkruan se largimi i tij nga kjo botë është humbje për gjithë gazetarinë shqipe në vendin tonë.
Lajmi për kalimin në botën tjetër të gazetarit Isuf Kadriu është një lajm pikëllues jo vetëm për familjen, miqtë e kolegët e tij, por edhe për gjithë gazetarinë shqipe në vendin tonë.
Duke i shprehur ngushëllime familjes së tij, por edhe gjithë atyre që sot e kanë humbur mikun dhe kolegun e tyre, më duhet të them se Isuf Kadriun do ta kujtojmë gjithnjë si një gazetar dinjitoz, korrekt e profesionist të vërtetë, por edhe si një njeri të virtytshëm e miqësor, të cilin gjithkush e dëshironte ta ketë mik.
Zoti e pastë mëshiruar shpirtin e tij! Ngushëllime!”, ka shkruar Sali.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *