Lajme Maqedoni e Veriut

Sali në SHBA: Patëm nderin të takohemi edhe me zv/guvernatorin e shtetit të Vermontit

Deputeti i VLEN-it, Bekim Sali vazhdon takimet zyrtare në kuadër të vizitës së tij në SHBA. Ai njoftoi se sot është takuar me zv/guvernatorin e shtetit të Vermontit, John S. Rodgers.

Njoftimi i plotë i deputetit Sali:

Në vazhdën e takimeve tona zyrtare në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, patëm nderin të takohemi edhe me Zëvendësguvernatorin e shtetit të Vermontit, z. John S. Rodgers.

Gjatë këtij takimi miqësor dhe përmbajtësor, u diskutuan një sërë çështjesh me rëndësi të ndërsjellë, përfshirë politikat shtetërore të Vermontit, zhvillimet në fushën e ekonomisë, sfidat demografike, si dhe fenomeni i migrimit të të rinjve nga vendet e rajonit tonë.

Ky takim shërbeu si një mundësi e mirë për të ndarë përvoja dhe për të identifikuar praktika të mira që mund të përshtaten edhe në kontekstin tonë, me qëllim krijimin e politikave më efektive për zhvillim të qëndrueshëm dhe mbajtjen e të rinjve brenda vendit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *