Sali: Komisioni Statutor-Ligjvënës konstaton se kërkesa e VLEN-it për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme
Deputeti i koalicionit VLEN, Bekim Sali, ka njoftuar se Komisioni Statutor-Ligjvënës ka konstatuar se kërkesa e grupit parlamentar të koalicionit VLEN për interpretim autentik të ligjit për lojërat e fatit është e arsyeshme.
“Njëzëri, nga ana e të gjithë deputetëve të pranishëm u verifikua mendimi i Ministrisë së Financave që kishte konstatuar arsyeshmërinë e kërkesës sonë.
Me këtë u vërtetua dyshimi ynë se janë bërë abuzime nga ana e lotarisë me dhënie të licencave në mënyrë joligjore. Për këtë normalisht, ato që kanë dhënë firmat e tyre për dhënien e licencave duhet të përgjigjen. Kjo së shpejti do të konfirmohet edhe nga ana e Kuvendit, me çka do plotësohen kushtet për mbylljen e lojërave të fatit online”, ka shkruar Bekim Sali.