Lajme Maqedoni e Veriut

Safije Sadiku Shaini: Heshtja e MPB-së për vrasjen e 10 vjeçarit shqiptar në Veles i bën përgjegjës edhe ata

Deputetja e partisë Alternativa, Safije Sadiku Shaini në seancën e pyetjeve të deputetëve, i është drejtuar me pyetje ministrit për Punë të Brendshme, Oliver Spasovski, duke e pyetur në lidhje me vrasjen e të riut Tafil Veselov në fshatin Rashtan të Velesit. Kjo ngjarje ka ndodhur më datë 09.08.2021. Edhe më herët deputetja Shaini ka parashtruar pyetje për këtë ngjarje, por se përgjigja e pranuar nga ministria nuk ka dhënë asnjë orientim nëse hetimi vazhdon për të gjetur autorët e vrasjes.
“Megjithëse kjo është hera e parë që Ministria e Punëve të Brendshme e pranon publikisht se dikush ka gjuajtur ndaj një familjeje shqiptare në këtë fshat dhe e ka vrarë një fëmijë 10-vjeçar, është për keqardhje se si as pas kaq vitesh nuk kanë mundur ta identifikojnë asnjë të dyshuar.
Derisa kemi një viktimë fëmijë, kemi shenja të armëve të gjata, unë dua ta pyes ministrin se si ka mundësi që hetimet të ndërpriten dhe të mos ketë asnjë të dyshuar apo pse deri tash nuk është ngritur së paku kallëzim penal ndaj atyre qe e kane kryer ketë vepër “vrasje me paramendim”? Heshtja ose mosveprimi i MPB-së i bën përgjegjës edhe ata”, deklaroi deputetja e Alternativës, Safije Sadiku Shaini.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *