Lajme Maqedoni e Veriut Top

Revoltë në BDI-në e Çairit, Ahmeti vazhdon ta mbështesë Bekim Nezirin?!

Po zien në BDI-në e Çairit. Sipas burimeve nga dega e BDI-së në Çair, strukturat e kësaj partie janë të revoltuara me kryetarin e BDI-së Ali Ahmeti, i cili vazhdon ti japë mbështetje kreut aktual të degës Bekim Neziri, përkundër skandaleve të fundit në të cilat është përfshirë ish-ministri nga Çairi.

Bekim Neziri u përfshi në përleshjen fizike ndaj të punësuarve shqiptarë në kontrollin e fluturimeve M-NAV, u arrestua nga policia dhe iu caktua paraburgim shtëpiak nga gjykata.

Por, përkundër kësaj, Ali Ahmeti vazhdon të këmbëngulë që Neziri ta drejtojë degën e Çairit.

Kjo ka shkaktuar revoltë mes anëtarësisë, të cilët vlerësojnë se Neziri as nuk mund të kryejë aktivitet partiak duke qenë në paraburgim, ndërsa njëkohësisht ia ul rejtingun BDI-së me skandalet e njëpasnjëshme.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *