Lajme Maqedoni e Veriut

Raport zyrtar: Alternativa, partia e vetme që i ka respektuar sugjerimet e Revizionit Shtetëtor

LSDM, VMRO-DPMNE, BDI nuk i kanë zbatuar plotësisht rekomandimet e Entit Shtetëror të Auditimit (ESSH). E vetmja palë që e ka përmbushur rekomandimin është Alternativa.

Këtë e ka treguar auditimi i Entit Shtetëror për Revizion i kryer në dhjetor të vitit të kaluar. Sa i përket BDI-së, auditorët kanë konstatuar se partia ka zbatuar vetëm njërin nga dy rekomandimet.

– Statusi i zbatimit të rekomandimeve dhe vlerësimi i përshtatshmërisë së masave të marra na jep bazën për të shprehur konkluzionin se subjekti ka ndërmarrë veprime dhe masa për një pjesë të rekomandimeve të dhëna, që do të thotë se ka nevojë për aktivitete shtesë në periudhën e ardhshme për zbatimin e plotë të rekomandimeve” thuhet në raportin e ESHR-së.

Nga auditimi ka rezultuar se në BDI ka pasur pagesa për anëtarësim në parti më të mëdha se shuma e lejuar.

– Masa e kuotës së anëtarësimit si një nga burimet private të financimit të partive politike, të cilën anëtari i partisë e paguan çdo vit si shumë të rregullt, rregullohet me nenin 14 të Ligjit për financimin e partive politike, sipas të cilit “shuma e Kuota e anëtarësimit për një periudhë njëvjeçare për secilin anëtar individualisht, nuk duhet të jetë më e lartë se paga mesatare e paguar neto në Republikën e Maqedonisë së Veriut në vitin paraprak, të cilën e publikon Enti Shtetëror i Statistikave”.

Për LSDM-në, auditorët kanë konstatuar se nga dy rekomandime të dhëna në Raportin Përfundimtar, një është në vazhdim e sipër, ndërsa një rekomandim nuk është zbatuar.

Në lidhje me VMRO-DPMNE-në, auditorët konstatuan se në Raportin Përfundimtar është dhënë një rekomandim dhe nuk është zbatuar. Rekomandimi i referohet paraqitjes së duhur të pasurisë në bilanc.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *