Lajme Maqedoni e Veriut Top

Rama: Kurti bëri hapin e duhur, Kosova të avancojë drejt marrëveshjes përfundimtare

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se me pranimin e draftit për Asocacionin, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka bërë një hap të vonuar por të duhurin.

I ftuar në një studio televizive, Rama u shpreh se është e rëndësishme që Kosova të avancojë procesin drejt marrëveshjes përfundimtare.

“Albini ka bërë një hap të vonuar, por të duhur. Por më e rëndësishme se vonesa është fakti që ka bërë hapin e duhur. Unë e kam përgëzuar që në momentin e parë. Është e rëndësishme që Kosova të jetë aktive, të jetë ajo që e avancon procesin drejt marrëveshjes përfundimtare sepse është e fituara e madhe e kësaj marrëveshje. Çështja është me sa kosto. Çështja është pse duhet marrë kosto për diçka që e para është në dorën tënde”, tha Rama.

Sipas tij, “kryeministër bëhesh kur bëhesh dhe jo kur zgjidhesh”.

“Ajo që ka bërë Albini duke pranuar atë draft është shenjë që Albini po bëhet kryeministër”, shtoi Rama.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *