Lajme Maqedoni e Veriut

Qeveria e RMV-së: Historikisht Plani më i mirë operativ, punë praktike për 1352 të rinj deri nën moshën 29 vjeçare

Qeveria e Maqedonisë së Veriut njofton se përmes Planit Operativ për Punësim për vitin 2025, ofrohen përvetësim i aftësive praktike për 1352 të rinj deri në moshën 29 vjeçare, ndërsa parakusht është që personat të kenë përfunduar të paktën arsimin e mesëm.

Nga atje thonë se kjo është një mundësi e shkëlqyer për të rinjtë deri në moshën 29 vjeçare të fitojnë punë dhe përvojë praktike, gjë që do t’i bëjë ata më konkurrues në tregun e punës, të cilët më vonë do të fitojnë mundësi për punësim, ndërsa ekonomia do të bëhet me kuadër të përshtatshëm.

“Njëkohësisht, Plani Operativ parashikon edhe një shtesë për 3,500 të rinj deri në moshën 23 vjeçare në vlerë prej 3,000 denarëve në muaj për çdo person të punësuar që do të krijojë një marrëdhënie pune ose është i punësuar në aktivitetet në fushën e prodhimtarisë. Qëllimi i kësaj mase është të përforcojë kapacitetet e ekonomisë, si dhe të inkurajojë angazhimin e të rinjve deri në moshën 23 vjeçare për punësim në veprimtaritë prodhuese.

Qytetarët fituan Planin Operativ historikisht më të mirë të punësimit për vitin 2025 me vlerë prej 40 milionë euro, i cili përfshin mbi 16,000 qytetarë, duke përfshirë të rinj, të papunë dhe persona nga kategoritë sociale të cenueshme.

Rritja, zhvillimi dhe prosperiteti ekonomik kërkojnë vende pune të krijuara dhe të paguara mirë që do të nënkuptojnë një standard më të mirë jetese për të gjithë qytetarët në mënyrë të barabartë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë së RMV-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *