Lajme Maqedoni e Veriut Top

Punonjësit shëndetësorë në Shkup shprehën pakënaqësinë për shkak të gjendjes në shëndetësi

Punonjësit shëndetësorë në disa lokacione në Shkup sot shprehën pakënaqësi për shkak të situatës në shëndetësi. Kërkohet rritje e pagave prej 30 për qind të mjekëve dhe personelit medicinal, administratës publike në institucionet mjekësore dhe personeli teknik. Kërkohet edhe rritje e shtesës infektive nga një në katër për qind, rregullimin e statusit të personave të punësuar përkohësisht dhe punësim të tyre në kohë të pacaktuar, shqyrtimin ose marrëveshje të re kolektive dhe takim me ministrin e Shëndetësisë.

“Ne si Sindikatë e Pavarur, kemi disa kërkesa, për ngritjen e dinjitetit të të punësuarve në sektorin shëndetësor. Nëse nuk gjendet zgjidhje, do të vazhdojmë me protestë paqësore më 24 nëntor para Ministrisë së Shëndetësisë dhe më dy dhjetor do të kemi marsh protestues prej para selisë sonë në Qeveri”, deklaroi mjeku specialist Josif Gjoreski nga Klinika e Gjinekologjisë dhe Obstetrikës.

Ai sqaroi se shumë gjëra u mungojnë në marrëveshjen aktuale kolektive. Gjoreski tha se ka pasur njerëz të cilët kanë punuar në shëndetësi edhe nga nëntë vjet me status të pazgjidhur. Për shkak të gjithë kësaj, siç theksoi, një pjesë e madhe nga personeli mjekësor largohet edhe mungon kuadër, në dëm të pacientëve.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *