Punësimet në Shëndetësi, 1.500 persona me kontratë në vepër do të punësohen më 1 prill
Personat e angazhuar me kontratë në vepër në shëndetësinë publike më së hershmi do të marrin vendim për punësim të përhershëm pas 1 prillit 2025. Është vendosur që kontratat e tyre të vazhdohen deri më 31 mars të vitit të ardhshëm. Pas çka duhet të bëhet transformim i punësimit në punësim të përhershëm. Para për këtë ka, por do të duhet të përfundojnë të gjithë formalitetet administrativo-formale, thotë drejtori i Fondit për sigurim shëndetësor, Sasho Klekovski. Ai thotë se ekziston mundësi teorike që edhe dikush që nuk është me kontratë në vepër, të punësohet në vendin e personave që tani janë të angazhuar.
Klekovski paralajmëroi se edhe po bëhen përpjekje që rreth 15 marrëveshje kolektive në shëndetin publik të zëvendësohet me një, që të mund të nivelohen të gjithë profesionet, duke shtuar se nuk do të zvogëlohen të drejtat e të punësuarve. Paralajmëroi se edhe në shkurt 2025 do të rritet dukshëm kapitalizimi për mjekët amë, por edhe do të shtrenjtohet kontrolli themelor i specializuar që tani kushton 380 denarë, ndërsa në shëndetësinë private 2000 denarë. Rritja e çmimit të kontrollit do të thotë edhe participim më i madh për qytetarët.
Për momentin, participimi i kontrollit të specializuar është 40 denarë. Klekovski paralajmëroi edhe pagë më të lartë për të punësuarit në ndihmën e shpejtë dhe në kujdesin paliativ përkatësisht për të gjithë ata që kujdesen për të mirën e personave të sëmurë, ku rritjen do ta marrin vetëm ata që kanë kontakt direkt me pacientët. Drejtori i FSSHM paralajmëroi edhe reforma në terë sistemin shëndetësor dhe adaptim me atë që popullsia po vjetërsohet, ndërsa nataliteti i popullsisë ulet. Klekovski thotë se shëndetësia publike momentalisht ka borxh prej rreth 50 milionë eurove, ndërsa janë kthyer 32 milionë dhe se institucioneve publike shëndetësore u është thënë se në të ardhmen nuk do të tolerohet puna me borxhe. /TV21