Pse Nazim Bushi nuk e shpëtoi Bekim Nezirin nga poshtërimi?!

Në BDI-në e Çairit po vazhdojnë tensionet dhe revoltat, pas ngjarjeve të fundit në M-NAV dhe arrestimin e kryetarit të degës Bekim Nezirit.
Përkundër skandalit të rrahjes në M-NAV, ku Bekim Neziri me persona të tjerë kanë ushtruar dhunë ndaj të punësuarve shqiptarë, Ali Ahmeti i ka dhënë përkrahje të plotë Bekim Nezirit që të vazhdojë në krye të degës, pavarësisht se është në arrest shtëpiak.
Nazif Bushi nga ana tjetër është në krye të revoltës së strukturave kundër Bekim Nezirit. Stuktura e BDI-së në Çair vlerëson se me këmbënguljen e tij në mbështetje të Bekim Nezirit, Ali Ahmeti do të ndikojë për humbjen e BDI-së në Çair.
Në këtë mes nuk kalon pa u vërejtur edhe mosveprimi i zëvendësministrit të brendshëm, Nazim Bushit, i cili nuk e parandaloi policinë që ta arrestojë dhe ta sjellë në pranga para gjykatës Bekim Nezirin.
Në prag të zgjedhjeve të 8 majit, kjo luftë e brendshme në BDI-në e Çairit po shkon duke u thelluar në vend se duke u zgjidhur. Edhe pak kohë i ka mbetur kreut të BDI-së Ali Ahmeti që të vendosë nëse do të dëgjojë pakënaqësitë e degës dhe të familjes Bushi, apo do të vazhdojë ta mbështesë verbërisht Bekim Nezirin.