Lajme Maqedoni e Veriut Top

Propozimi për shkarkimin e Aliut dhe Mexhitit, Kuvendi: Seanca mbahet nesër

Nga Kuvendi njoftojnë se kanë pranuar propozimin e Qeverisë për shkarkimin e ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës, Azir Aliu, por edhe të ministrit të Shëndetësisë, Fatmir Mexhiti. Seanca mbi këtë propozim është caktuar për ditën e nesërme.

“Materiali nga Qeveria është marrë, shërbimet janë duke e shqyrtuar dhe më pas do t’u dërgohet të gjithë deputetëve. Për propozimin për shkarkimin e ministrit të Shëndetësisë dhe ministrit të Shoqërisë Informatike dhe Administratës do të debatohet në seancën e radhës të Kuvendit, pra nesër, e premte, 09.02.2024”, thuhet në njoftimin e Kuvendit.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *