Propozim-ligji për amnisti të enjten në seancë plenare
Propozim-ligji për amnisti ka kaluar në Qeveri dhe është dorëzuar në Kuvend, ndërsa të enjten pritet të jetë në rend dite në seancë plenare. Këtë e konfirmoi zv. ministrja e Drejtësisë, Viktorija Avramovska.
Ajo tha se Propozim-ligji për amnisti është dorëzuar nga Ministria e Drejtësisë me qëllim që të ulet numri i të burgosurve, i cili për momentin është shumë i lartë. Ajo gjithashtu njoftoi se grupi i deputetëve të LSDM-së do të dorëzojnë amendamente.
Propozim-ligji për amnisti pritet të miratohet me procedurë të shkurtuar. Me të pritet që të lirohen plotësisht nga burgu 286 të dënuar dhe të amnistohen pjesërisht 996.