Prokuroria fton ministren Albulena Haxhiu të dëshmojë në rastin Dehari
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka publikuar një dokument, sipas të cilit, prokurori special Afrim Shefkiu, ka kërkuar që të intervistohet Haxhiu në cilësinë e dëshmitares për rastin e Astrit Deharit, për shkak të një shkrimi që e ka bërë me datën 5 nëntor 2023.
Haxhiu tha se do të jep dëshminë e saj për këtë rast, derisa theksoi se nuk mund ti merr përgjegjësitë e prokurorit.
Pasi sipas saj, prokurori Afrim Shefkiu është përgjegjës për t’i treguar familjes Dehari dhe qytetarëve se kush janë vrasësit.
“Është një gjë e thjesht që duhet ta dijë një prokuror. Ministri i Drejtësisë nuk mund të jetë prokuror e as gjyqtar. Unë nuk mund t’i marrë përgjegjësitë e tij. Lëndën e Astrit Deharit, prokurori Afrim Shefiku e ka që nga viti 2019 dhe ende nuk ka asnjë rezultat në zbardhjen e këtij rasti. Ai është përgjegjës për t’i treguar familjes dhe qytetarëve se kush janë vrasësit! Unë natyrisht do të jap dëshminë time lidhur me këtë. Prokurori Shefiku dhe eprori i tij, që nuk mund të na heshtin, në kërkesën tonë për drejtësi”, ka shkruar Haxhiu.