Lajme Maqedoni e Veriut Top

Prokuroria akuzë kundër ish drejtoreshës së Toksikologjisë Besija Iljazi, ka shpërdorur rreth 11 mijë euro

Prokuroria Publike ka ngritur aktakuzë ndaj Besija Iljazit, ish-drejtoreshë e Klinikës Universitare për Toksikologji. Sipas aktakuzës, Iljazi dyshohet se ka keqpërdorur sistematikisht paratë nga buxheti i klinikës, ka lidhur kontrata false pune dhe ka paguar persona që nuk kanë punuar fare në Klinikë.

“Nga hetimet rezultoi se Iljazi, në një periudhë disa mujore, kishte lidhur kontrata me 17 persona, mes të cilëve edhe persona që nuk punonin në klinikë. Më pas, në mënyrë retroaktive, ajo lëshonte urdhërpagesa dhe u paguante një tarifë mujore për gjoja kryerjen e detyrave të punës. Dëmi i përgjithshëm i klinikës llogaritet në mbi 650.000 denarë”, njoftojnë nga Prokuroria.

Ky veprim i të pandehurit është në kundërshtim me Ligjin për Parandalimin e Korrupsionit dhe Konfliktin e Interesit, Kodin Zgjedhor dhe Ligjin për Kujdesin Shëndetësor, shpjegojnë nga Prokuroria.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *