Profesori i UEJL-së Ali Pajaziti fiton çmimin Ambasador i Paqes
Profesori i Fakultetit të Shkencave Shoqërore Bashkëkohore i UEJL-së, gjatë konferencës interdisiplinare ndërkombëtare “Kapitali Social dhe Sfera Publike në Shoqërinë Bashkëkohore “, që mbahet në Vlorë, 10 dhe 11 nëntor, fitoi çmimin “Ambasador i Paqes” i akorduar nga Federata Universale e Paqes , që funksionon në 120 vende të botës. Ai aty bëri prezantimin e temës “Kërkimi i paqes në kohët apokaliptike: enigmat e reja dhe të vjetra në botë dhe në Ballkan”. Në këtë konferencë marrin pjesë 245 autorë nga 22 vende të botës.