Presidentja Siljanovska Davkova priti ambasadorin e Kosovës Florian Qehaja
Presidentja e vendit, Gordana Siljanovska Davkova sot priti në takim zyrtar ambasadorin e Republikës së Kosovës në Maqedoninë e Veriut, Florian Qehaja. Gjatë takimit presidentja Davkova dhe ambasadori Qehaja kanë biseduar për mundësitë e thellimit të bashkëpunimit dypalësh dhe rajonal. Ndërkaq është përshëndetur edhe dialogu i hapur dhe kontrukti për çështje me interes të përbashkët dhe më të gjerë.
Presidentja Siljanovska Davkova shprehu gatishmërinë për të vazhduar dialogun e shkëlqyer politik në nivelin më të lartë dhe pret që trendi pozitiv në zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike me Kosovën, si partneri ynë i rëndësishëm tregtar, do të vazhdojë edhe në të ardhmen.