Lajme Maqedoni e Veriut

Porosi për Ali Ahmetin: Do të paguash për të gjitha hajnitë në këto 20 vjet

VMRO-DPMNE i është përgjigjur reagimit të BDI-së ku kjo e fundit kërkon vetting ndërkombëtar gjithëpërfshirës të të gjithë zyrtarëve publikë në 30 vitet e fundit.

“Mos u fshehni pas manovrave të tilla vetingu, drejtësia po vjen në Maqedoni dhe ne do t’ju vërtetojmë se askush nuk është mbi ligjin!”, kështu e fillon mesazhin publik VMRO-DPMNE-ja drejtuar kreut të BDI-së, Ali Ahmetit.

Pas kaq shumë vitesh pushtet dhe grabitje të shtetit, thonë nga partia maqedonase në pushtet, Ahmeti tani kërkon të shpëtojë nipërit e tij që u kallëzuan penalisht dhe të gjithë banditët që ishin pjesë e rrethit të tij personal, dhe që u bënë milionerë me zero aftësi intelektuale dhe zero përpjekje, vetëm duke vjedhur paratë e njerëzve.

“Pse nuk kërkuan vetting kur ishin në pushtet apo atëherë ai i besoi fqinjit të tij nga Zajazi, e tani kryeprokurorit të krimit të organizuar që e vuri në post me ndihmën e shërbëtorëve të tij nga LSD”, ja thuhet në reagim.

Nga partia e Mickoskit pyesin:

-A i duhet një vetting për të kuptuar se si nga disa qytetarë mesatarë që merreshin me bagëti u bënë milionerë si askund askund në botë?

-A i duhet vettingu për të kontrolluar se si Mile Zeçeviq, Zoran Zaev, Venko Filipçe gëlltitën tenderat në REK dhe në shëndetësi? Dhe si punonin Musa Xhaferi dhe Artan Grubi me energjinë dhe nënkontraktorët nëpër rrugët e Maqedonisë?

VMRO-DPMNE vlerëson se BDI-ja fshihet pas këtyre manovrave dhe shtoi se drejtësia po vjen në Maqedoninë e Veriut dhe pushteti t’ju vërtetojë se askush nuk është mbi ligjin, pasi sipas partisë së MIckoskit, BDI-ja dhe SLDM-ja për 20 vjet shkatërruan vendin.

“Është koha për të kontrolluar dhe zbuluar saktësisht se çfarë keni bërë ju dhe të gjithë politikanët, pavarësisht nga përkatësia etnike, fetare dhe partiake. Për këtë nuk duhet as një vetting ndërkombëtar, një nit butur. Ka ligje në këtë vend. Këto ligje duhet të zbatohen dhe zbatohen vetëm për të gjithë në mënyrë të barabartë. Kjo nuk është bërë në kohën tuaj. Nëse do të bëhej, nuk do të thoshit ide të tilla të panikut për vettingun ndërkombëtar. As vetingu nuk do t’ju shpëtojë. Ai që ka vjedhur do të mbajë përgjegjësi”, thuhet në reagimin e VMRO-DPMNE-së.

Me këto qëndrime, sipas VMRO-DPMNE-së, Ahmeti do të dëshirojë të arsyetojë veprimet e tij për daljen nesër në protesta, dhe se kjo nuk është për asgjë tjetër veç se për pushtet dhe para.

VMRO-DPMNE i bën thirrje Venko Filipçes që të dalë nga, siç shprehen, prehri i BDI-së dhe të mos bëjë marrëveshje të errëta me ata që kërcënojnë demokracinë dhe sundimin e ligjit.

“Dhe i themi Ali Ahmetit se ka një kohë kur gjithçka do të dalë në shesh”, përfundon komunikata e VMRO-DPMNE-së.

Leave a comment

Your email address will not be published. Required fields are marked *